Përdorimi i Kartelave Bankare
Video informative për përdorimin dhe sigurinë e kartelave bankare.
Bankat që operojnë në Kosovë
Sistemi financiar është sektori më i rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Bankat konsiderohen si institucionet kryesore financiare që veprojnë në sistemin financiar, kryesisht për shkak të gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve që i ofrojnë.
Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale.
Listën e plotë të bankave dhe kontakt adresat mund t'i gjeni këtu:
Çka është Norma Efektive e Interesit?
Norma efektive e interesi (NEI)- është një normë të cilën konsumatorët duhet ta shikojnë me shumë kujdes, kur negociojnë një kontratë kredie apo depozite, me një bankë ose institucion mikro-financiar. Kjo normë mundëson matjen më të saktë të kostos reale për kredinë e propozuar ose të kthimit real që do të marrin nga një depozitë.
Kjo është norma më e mirë e interesit për të krahasuar lloje të ndryshme të kredive apo depozitave si dhe kur duam të krahasojmë ofertat për kredi apo depozita në banka të ndryshme.
Kjo normë mundëson matjen më të saktë të kostos reale për kredinë e propozuar ose të kthimit real që do të marrin nga një depozitë.
Norma Efektive e Interesit- mat koston për një huamarrës ose kthimin te një depozitues pasi që të gjitha tarifat (pagesat) dhe kostot që lidhen me një kredi ose një depozitë të jenë përfshirë në llogaritjen e normës së interesit.
Më gjerësisht referojuni dokumentit bashkëngjitur.
Çka do të thotë të jesh garantues?
Çka do të thotë të jesh garantues dhe cilat janë rreziqet?
Garantuesit përdoren mjaft shpesh nga bankat dhe organizatat mikro-kreditore në Kosovë. Të qenit garantues për një person tjetër mund të jetë një favor shumë i madh, që i bën personit tjetër pasi nga kjo mund të varet miratimi apo refuzimi i aplikacionit për kredi. Por ka shumë rreziqe të mëdha të përfshira në të qenit një garantues dhe është e rëndësishme, që njerëzit të kuptojnë këto rreziqe dhe të mendojnë se si mund t’i menaxhojnë ato, para se të pranojnë të bëhen garantues. Ky artikull përshkruan karakteristikat kryesore nga të cilat përbëhen garancitë dhe rreziqet që një person bart duke nënshkruar një garanci.
Disa njerëz mendojnë se nënshkrimi i një garancie është vetëm një formalitet - një mënyrë e thjeshtë dhe që nuk mbart rrezik për të ndihmuar një mik apo koleg duke i dhënë atij/saj një referencë. Por është më shumë se kaq - ju bëheni përgjegjës për borxhin e tyre, nëse ata dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre.
Për më shumë lexoni
Kredi
farë është mirë të dini para se të merrni një kredi?
Çka është kredia, çfarë lloji të kredisë do të merrni?
Llojet e kredive, cila bankë?
Dokumentet që duhet të siguroni para se të aplikoni për kredi
Për më shumë ju lutem referojuni dokumentit në vijim:
Me kursim të parave deri te realizimi i ëndrrave
Broshurë se çka janë kursimet dhe si t'i shfrytëzoni më pas ato.
Çka duhet të dijmë para se të marrim kredi
Broshurë se çka duhet të dijmë para se të marrim kredi.
A udhëhiqni ju me paratë tuaja apo paratë udhehëqin me ju
Transferet ndërkombëtare të parave koncepte bazike
Shërbimet dhe produktet financiare
Pyetjet e shpeshta për licencimin bankar
Për të mësuar disa nga pyetjet më të shpeshta rreth bankave, shkarko dokumentin.
Lista e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve financiare
Për të marrë vendime të duhura kur bëjmë blerje, ne krahasojmë ofertat në treg: përparësitë dhe anët negative të produktit. Njëjtë duhet të veprojmë edhe kur blejmë produkte apo shërbime financiare. Sikurse në shumicën e vendeve të botës, edhe në Kosovë, bankat/institucionet kredidhënëse operojnë bazuar në ekonominë e tregut të lirë. Megjithatë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), e rregullon me legjislacion përkatës secilën fushë dhe i mbikëqyr nga afër se a janë duke e zbatuar këtë legjislacion. Për t’i informuar konsumatorët lidhur me çmimet e produkteve dhe shërbimeve, institucionet financiare në bazë të udhëzimeve të BQK-së, obligohen t'i publikojnë çmimoret e produkteve dhe shërbimeve financiare. Të gjitha bankat (institucionet kredidhënëse) janë të obliguara të publikojnë listën e çmimeve të të gjitha tarifave për të gjitha produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë dhe që të sigurohen që çdo degë dhe njësi e tyre mbanë në çdo kohë listat e tilla të çmimeve të printuara, si dhe t’i publikojë edhe në faqen zyrtare të bankës. Për më shumë shkarko
Fondi Kosovar për Sigurimin e Depozitave
ondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) është një institucion i pavarur i themeluar me qëllim të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël nga humbja në rast të revokimit të licencës dhe mbylljes së bankës, si dhe të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimit efikas të një sistemi stabil, të bazuar në ekonominë e tregut.
Në përgjithësi, një depozitë do të thotë një shumë e parave të paguara nga një depozituesi në bankë, me kusht që ajo do të paguhet në mënyrë të plotë nga banka, me ose pa interes, qoftë me kërkesë ose në një kohë të dakorduar, sipas kushteve ligjore dhe kontraktuale të zbatueshme.
Produktet tipike të depozitave bankare të ofruara nga bankat që janë siguruara nga FSDK janë depozita pa afatizim (llogari rrjedhëse), llogaritë e kursimeve dhe depozitat me afat.
Aktualisht, depozituesit janë të siguruar, për secilën bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej: EUR 5,000
Një depozitues do të ketë llogaritë e depozitave të tij të siguruar në të gjitha bankat që janë anëtarë të FSDK-së deri në shumën maksimale të kompensimit prej 5,000 euro. Për shembull: Një depozituesi i siguruar ka llogaritë në dy banka (banka A dhe banka B) i ka depozita të veta të siguruara në këto dy banka, përkatësisht në bankën A: deri në 5,000 euro dhe në Bankën B: deri në 5,000 euro. Shih Fletëpalosjen informative mbi sigurimin e depozitave për depozituesin:
Më shumë Infomata rreth FSDK, referojuni web faqes se tyre http://www.fsdk.org/
Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
FKGK është themeluar në janar të vitit 2016, bazuar ne Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Qëllimi i FKGK-së është të përkrahë sektorin privat në Kosovë, duke zgjeruar qasjen në financa për NMVM-të, duke mundësuar kështu edhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar dhe avancimin e mundësive për sektorët ekonomikë më pak të shërbyer.
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016. Për më shumë informata referojuni faqes së tyre: http://www.fondikgk.org/sq/Ballina