Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121
BQK mbajti ligjëratë për Edukimin Financiar të fëmijëve në Shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj - BQK Edu
English
Mbyll

BQK mbajti ligjëratë për Edukimin Financiar të fëmijëve në Shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj

Në vazhdën e aktiviteteve për të kontribuar në ndërgjegjësimin e nxënësve rreth edukimit financiar Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mbajtur një sesion të edukimit financiar në SHFML “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.

Ky aktivitet ka sjellë një mundësi për fëmijët e kësaj shkolle të mësojnë dhe diskutojnë lidhur me tema të ndryshme të edukimit financiar.

Në këtë sesion, zyrtarët nga BQK kanë ligjëruar e bashkëbiseduar rreth temave dhe çështjeve themelore si menaxhimi i buxhetit personal, kursimet, investimet e zgjuara, dhe rritja e ndërgjegjësimit rreth produkteve financiare.

Nxënësit nga Shkolla “Ahmet Hoxha” shfaqën interesim të madh mbi këto tema dhe ishin kureshtar të bënin pyetje specifike lidhur me menaxhimin e duhur të financave personale, funksionimin e sistemit financiar, produktet e ndryshme bankare, mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe funksionet e sajë.

Ekipi i BQK-së inkurajoi nxënësit të vazhdojnë të lexojnë, informohen e të diskutojnë mbi  njohuritë e fituara, me qëllim që në të ardhmen të dinë të marrin vendime të duhura rreth financave personale.

Aktivitetet e këtilla të edukimit financiar theksojnë angazhimin e BQK-së për të kontribuar që qytetarët e Kosovës të informohen e ndërgjegjësohen rreth menaxhimi të financave personale.

BQK ndan çmimet për esetë më të mira në garën “Kursej me mençuri – investoj në të ardhmen time” Guvernatori Ismaili për Ditën Botërore të Kursimeve: BQK-ja nëpërmjet edukimit financiar ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e financave dhe kursimeve
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.