Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121
Aktivitet me nxënësit e SHFMU “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Bardhosh, Prishtinë - BQK Edu
Shqip
Mbyll

Aktivitet me nxënësit e SHFMU “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Bardhosh, Prishtinë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në kuadër të angazhimit për promovimin e edukimit financiar gjithëpërfshirës në Kosovë, më 21 shtator, 2023 ka zhvilluar një aktivitet për edukim financiar me nxënësit e klasave VI-IX të SHFMU “Andon Zako Çajupi”, në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës.

Përmes prezantimit, ligjëratës dhe bashkëbisedimit, nxënësit patën mundësinë të fitojnë njohuri rreth rolit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, koncepte të ndryshme financiare, përfshirë menaxhimin e financave personale, rëndësinë e krijimit të shprehisë së kursimeve dhe tema tjera të përshtatshme për moshën e tyre,  që do t’u shërbejnë në marrjen e vendimeve të duhura financiare në të ardhmen.

Me rastin e kësaj vizite, nxënësve ju dhuruan pako individuale me materiale edukative financiare të përshtatshme për grup moshën e tyre.

Drejtori i SHFMU “Andon Zako Çajupi,”, z Fehmi Zeqiri shprehi mirënjohjen për Bankën Qendrore të Kosovës dhe rolin e saj në edukimin financiar te nxënësve. 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për Ese me titull: “Kursej me mençuri – Investoj në të ardhmen time” Guvernatori Ismaili ndau certifikatat për studentët që përfunduan programin e praktikës profesionale për vitin 2023 në BQK
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.