Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121
Aktivitet me nxënësit e SHFMU “Metush Krasniqi “, Roganë, Kamenicë - BQK Edu
English
Mbyll

Aktivitet me nxënësit e SHFMU “Metush Krasniqi “, Roganë, Kamenicë

Banka Qendrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për përfshirjen e edukimit financiar në komunat e ndryshme të Kosovës, me 11 maj 2023 organizoi një aktivitet me nxënësit e klasave VI-IX te SHFMU “Metush Krasniqi” të fshatit Roganë të Komunës së Kamenicës, me qëllim të promovimit të edukimit financiar dhe ndërgjegjësimit te nxënësve për rëndësinë e menaxhimit të financave personale.

Nxënësit,  përmes ligjëratës dhe diskutimeve u njoftuan për tema të ndryshme financiare, duke përfshirë menaxhimin e buxhetit personal, rëndësinë e kursimeve, funksionimin e sektorit financiar, dhe çështje tjera relevante për moshën e tyre që do t’u ndihmojnë në rritjen e vetëdijes së tyre financiare dhe marrjen e vendimeve të duhura financiare.

Aktiviteti u prit me entuziazëm nga nxënësit, të cilët treguan një përkushtim të madh për t’u informuar   rreth këtyre temave. Drejtoresha dhe stafi pedagogjik i shkollës shprehën falënderimet ndaj Bankës Qendrore për mundësinë e dhënë për ndërgjegjësimin financiar të nxënësve.   Me këtë rast nxënësve ju dhuruan pako individuale me materiale edukative financiare të përshtatshme për grup moshën e tyre.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës  përmes aktiviteteve të saj, dëshiron të theksojë rëndësinë e edukimit financiar dhe të kontribuojë në përgatitjen e një brezi të ri të informuar dhe të vetëdijësuar për çështjet financiare në mënyrë që në të ardhmen të jenë të gatshëm për t’i menaxhuar financat e tyre me përgjegjësi.

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, shënohet me aktivitet edukativ në SHFMU “Emin Duraku”, në Prishtinë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shënuar “Javën Ndërkombëtare të Parasë 2023” në shkolla të qyteteve të ndryshme  
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.