Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde – Olta Rexhepi (Video fituese e çmimit të parë)

acf
domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init
action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121wordpress-seo
domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init
action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X-XII-të, të shkollave të arsimit të mesëm të lartë të Kosovës, të realizojnë video rreth konceptit të tyre për: Menaxhimin e sigurt të parave, si të jemi të kujdesshëm nga rreziqet e mundshme kur bëjmë blerje online, si të bëjmë kujdes ndaj rreziqeve që mund të përfshijnë mashtrime financiare duke përfshirë phishing, mashtrime gjatë blerjeve në internet dhe rreziqe që lidhen me privatësinë e të dhënave.
Qëllimi i videos është të bart mesazhin – mbrohu duke u informuar për të mos rënë pre e mashtrimeve financiare për shkak të njohurive të kufizuara.
Qëllimi i këtij konkursi është zhvillimi i njohurive dhe nxitja e nxënësve për të zhvilluar të kuptuarit e rëndësisë së të qenurit të informuar rreth rreziqeve dhe mashtrimeve financiare gjatë qasjes në internet.
Videot e pranuara do të vlerësohen nga komisioni i cili do të themelohet për të përzgjedhur 3 nga videot më të mira.
Çmimet për videot e fituese do të jenë:
Çmimi i parë 300 €,
Çmimi i dyti 200 €,
Çmimi i tretë 150 €.
Rregullat e pranimit:
Për: Departamentin për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar
Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë.
Videot fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.
Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së videove më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.
Data e fundit për dorëzim do të jetë: 10 maj 2024.
Suksese!
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave IV-V të shkollave fillore të Kosovës, të realizojnë punime mbi konceptin e tyre të menaxhimit të parasë: si fitohen paratë, si shpenzohen paratë në mënyrën e duhur, menaxhimi i financave personale, si të kursejmë, etj.
Punimi duhet të jetë punë krijuese sivizatim, ilustrim, video e shkurtër,tregim, vjershë, punë dore dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.
Punimi mund të jetë individual ose grupor.
Mos harroni të shënoni emrin, mbiemrin, moshën, klasën, emrin e shkollës tuaj, nr e telefonit, ose emailin!
Punimet tuaja mund t’i dërgoni deri më datë 11 mars 2022, në adresën :
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Departamenti për Marrëdhenie me Jashtë
Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë
apo në email adresën edukimi@bqk-kos.org .
5 punimet më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Çmimi i I- 300 euro,
Çmimi i II -250 euro,
Çmimi i III-200 euro,
Çmimi i IV -150 euro,
Çmimi i V-100 euro
Fituesit do të shpallen gjatë Javës Ndërkombëtare të Parasë 2022 (21-27 mars 2022).
Punimet fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.
Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së punimeve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.
Suksese!
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të edukimit financiar dhe me qëllim të shënimit të Javës Ndërkombetare të Parasë, fton nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës, të marrin pjesë në konkursin për esenë më të mirë në fushë e financave dhe ekonomisë.
Motoja e Javës Ndërkombetare të Parasë për 2021 është: “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë”.
Kriteret e konkursit
Punimet tuaja mund t’i dërgoni vetëm përmes postës elektronike në adresën: Edukimi@bqk-kos.org
Në subjekt shënoni: “Për Konkursin me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë”
Mos harroni të shënoni :
– Emrin dhe mbiemrin;
– Emri i shkollës (klasa/ viti/ komuna/ fshati/ qyteti);
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit si dhe adresa e banimit;
– Numri kontaktues i prindit/ kujdestarit/ mësuesit/ profesorit.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve nga 22 mars deri më 22 prill.
3 esetë më të mira do të shpërblehen si më poshtë:
Çmimi i I- 200 euro,
Çmimi i II -150 euro,
Çmimi i III-100 euro
Esetë fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.
Të interesuarit, për informata shtesë, mund t’i drejtohen faqes zyrtare të BQK-së www.bqk-kos.org , platformës së BQK-së për Edukim Financiar http://edukimifinanciar.org ose mund të na kontaktojnë me email në Edukimi@bqk-kos.org . Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së eseve më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues. Suksese!