Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6131

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6131
Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj - BQK Edu
Shqip
Mbyll

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj

Ekonomia në kohë Pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare

Në funksion të nxitjes së hulumtimeve mes ekonomistëve të rinj të Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka krijuar mundësinë e dhënies së një çmimi për studimin më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj.

Punimet për këtë çmim duhet të jenë në fushën  e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, me theks të veçantë, duke iu përshtatur rrethanave të reja të krijuara gjatë vitit 2020-të në vend dhe ekonominë globale. Duke vlerësuar relevancën e rrethanave të krijuara nga COVID-19, kësaj radhe tema që duhet të shtjellohet është si në vijim :”Ekonomia e Kosovës në kohë Pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare”.

Lidhur me këtë, BQK-ja do të organizojë një ngjarje të veçantë për shpalljen e punimeve më të mira të dorëzuara, siç përcaktohet në tekstin vijues;

Rregullat e pranimit:

  1. Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome (bachelor), temë diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një teze doktorature (PhD).
  2. Autorët për këtë aplikim të përgatitin temën ekskluzive, punimin që mund ta përfundojnë gjatë fazës së konkursit të hapur të aplikimit . Në konkurrim me punimin e dorëzuar kandidati  duhet të jetë autori kryesor.
  3. Tema duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose gjuhën angleze.
  4. Formati: punimi i dorëzuar nuk duhet të ketë më shumë se 25 faqe, lloji i shkrimit të jetë Times New Roman 12, hapësirë dyfishe. Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
  5. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga stafi i BQK-së dhe një përfaqësues nga fusha akademike, jo vetëm që përzgjedh punimet që do të publikohen nga BQK-ja, por mund edhe të sugjerojë një ose më shumë nga ekonomistë e rinj konkurrues për t’u shpërblyer me çmim.

Komiteti përzgjedhës do të gjykojë punimet duke përdorur kriteret e përgjithshme të miratuara nga drejtuesit e BQK-së: (a) interesi i subjektit në ekonominë kosovare, ndërkombëtare (b) cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza, dhe (c) cilësia e të shkruarit. Përveç kësaj, hulumtimet dhe shkrimet e të tjerëve të përfshira në punimin e paraqitur duhet të identifikohen mirë në fusnotat dhe referencat bibliografike.

  1. Çmimi i parë do të shpërblehet me 1000 euro, çmimi i dytë me 700 euro dhe çmimi i tretë me 500 euro.
  2. Pa paragjykuar Rregullën nr.6 vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni përzgjedhës. Prandaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një.
  3. Fituesit e çmimeve të mëparshme dhe punonjësit aktualë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë me punimet e tyre në këtë konkurs.
  4. Studentët e interesuar për aplikim mund të aplikojnë:

– Duke dorëzuar punimet e tyre në version elektronik (pdf), në info@bqk-kos.org

të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën e mëposhtme: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për Ekonomistët e Rinj, Rruga Garibaldi nr 33, Prishtinë, Republika e Kosovës.

– Emrin e udhëheqësit të Temës dhe Universitetin/Fakultetin përkatës.(Në rast se studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit të temës)
– Kopjen e letërnjoftimit.

  1. Data e fundit për dorëzim do të jetë: 15 shtator 2020.
Çmimi i BQK-së për ekonomistë të rinj Punimet fituese “Ekonomistë të Rinjë 2017″
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.