Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u790836934/domains/hpdevenv.com/public_html/bqk/edu/wp-includes/functions.php on line 6121
Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar - BQK Edu
Shqip
Mbyll

Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar

Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar

Në funksion të nxitjes së emetimit, publikimit dhe transmetimit të temave në masmedia në mesin e gazetarëve të ekonomisë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, shpall konkurs për Storien më të mirë në Gazetari për ekonomi – sistemin fnanciar për vitin 2016-të. Ky çmim do të jetë i ndarë në tri kategori:

1) Storia më e mirë televizive/Çmimi për Storien më të mirë të transmetuar nga cilido stacion televiziv në mbarë Kosovën;
2) Storia më e mirë në shtyp/Çmimi për Storien më të mirë të publikuar në gazetë apo të publikuar në mediat online në Kosovë;
3) Storia më e mirë në radio/Çmimi për Storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën.

Tri storiet më të mira nga fusha e ekonomisë dhe financave që do të vlerësohen nga temat e dorëzuara për të tri kategoritë do të shpërblehen në vlera monetare. Çmimet do të ndahen pra vetëm për vendin e parë të tri kategorive.
Rregullat e pranimit:
• Temat e dorëzuara duhet të jenë të botuara, edituara, emetuara gjatë vitit 2016-të. Pra nga janari –dhjetor 2016-të. Aplikuesit e storieve të transmetuara apo të botuara duhet të dorëzojnë tri kopje në CD ose tri kopje të Stories origjinale të botuar në shtyp. Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

• Komisioni përzgjedhës do të jetë i përbërë nga personeli i caktuar i pavarur nga komuniteti i gazetarëve profesionist, me përvojë nga fusha e medias dhe një vëzhgues nga BQK-ja, ky komision do të vlerësojë Storiet duke përdorur kriteret si në vijim: (a) rëndësia e temës për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës; (b) burimet e përdorura gjatë mbledhjes së informacionit për realizimin e temës –stories. (c) cilësia e të shkruarit, si dhe mesazhin dhe rolin që ka prodhuar tema në opinionin publik.
• Të gjitha aplikacionet duhet të kenë një përmbledhje të shkurtër/letër mbështetëse e cila shpjegon se si janë përmbushur kriteret e lartcekura.

Çmimi do të jetë tradicional dhe do të ndahet çdo vit në muajin janar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Data e fundit për dorëzimin e temave do të jetë: 15 janar 2017.
Dorëzimi: punimet mund të dorëzohen në version elektronik në formatin Word në adresën elektronike info@bqk-kos.org të shoqëruara nga tri kopje të shtypura, ose tri CD të dërguara në adresën:
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,
Attn. Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në Gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar,
Rruga Garibaldi, nr. 33,
10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës

Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj Banka Qendrore në konferencën e fundvitit me gazetarë ndau Çmimin për Ekonomistë të Rinj
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.