Pyetjet më të shpeshta
Si mund ta kontaktoj Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës?
Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës mund të kontaktoni:
Cilat janë institucionet financiare që i licencon, mbikëqyr dhe rregullon BQK-ja?
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përgjegjësi ekskluzive për licencimin/regjistrimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare: banka, sigurues, fonde pensionale, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare, ndërmjetësues në sigurime, trajtues të dëmeve si dhe subjekteve tjera juridike që ushtrojnë veprimtari financiare siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi në Republikën në Kosovës.
Këto janë institucionet financiare të licencuara/regjistruara nga BQK për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës: kliko
Si mund të informohem për licencimin e një veprimtarie financiare?
Të interesuarve për t’u pajisur me licencë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës, fillimisht iu sugjerohet të lexojnë manualet përkatëse të licencimit dhe pyetjet më të shpeshta pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.
Për më shumë informata referojuni faqes zyrtare të BQK-së përkatësisht menus së Licencimit Financiar: https://bqk-kos.org/?id=117.
Ku dhe si mund ta marrë historinë time të kredisë/ Gjendjen e kredisë?
Për t’u njoftuar më detajisht lidhur me gjendjen tuaj kreditore, ju fillimisht duhet të aplikoni për raport kreditor të cilin mund ta bëni në 3 forma:
Aplikimi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, çdo ditë pune prej 8-12 dhe prej 13:00 deri ne 16:00 – të sillet kopja e letërnjoftimit dhe formulari për aplikim të raportit kreditor i cili merret në BQK ose shkarkohet nga faqja zyrtare e BQK-së, kliko këtu.
Aplikimi në ndonjërën nga degët e bankave komerciale dhe përmes portalit për qytetar (www.raportikreditor.org) ku pas regjistrimit printohet forma e regjistrimit dhe kopja e letërnjoftimit dhe sillen në BQK.
Linku ku ju mund të merrni informata më të hollësishme rreth aplikimit për raportin kreditor kliko këtu:, ndërsa linku përmes të cilit jepen udhëzimet që duhet të ndiqen në rastet e kontestimit të të dhënave në sistemin e Regjistrit të Kredive https://bqk-kos.org/?id=45 .
Gjithashtu ju informojmë që historia e klientit në Regjistër të Kredive në BQK, paraqitet në raportin kreditor konform rregullativës në fuqi. Në momentin që plotësohen kriteret, sistemi në mënyrë automatike e largon informatën historike nga të paraqiturit në raportin kreditor.
*BQK-ja nuk vendos klient në asnjë kategori dhe nuk bën asnjë ndryshim apo largim të informacioneve.
A mund të përmirësohet historia kreditore?
Ruajta e të dhënave në sistem për historinë kreditore të çdo klienti përcaktohet me rregulloret përkatëse dhe nuk mund të përmirësohet përveç rasteve të veçanta kur ekziston ndonjë gabim në raportim.
Bazuar në Udhëzimin e Regjistrit të Kredive (Regjistri i Kredive), përkatësisht nenin 13, të dhënat kreditore do të mbahen deri në pesë (5) vite pas përditësimit të fundit me shumën e mbetur zero. Kreditë e klasifikuara në kategorinë W do të paraqiten deri në shtatë (7) vite pas përditësimit të fundit me shumën e mbetur zero. Pas kësaj periudhe të dhënat do të arkivohen. Ndërsa sa i përket përditësimit të të dhënave mund t’i referoheni nenit 5 të këtij udhëzimi.
Si krijohet historia kreditore?
Cilat ankesa trajton Divizioni për Shqyrtimin e Ankesave në BQK?
Si mund të parashtrohet një ankesë?
BQK ju këshillon që së pari të kontaktoni institucionin financiar përkatës dhe të kërkoni zgjidhje nga aty.
Më së miri është që ankesën ndaj institucionit financiar ta parashtroni me shkrim sepse mund të regjistroni çdo gjë që ju thuhet. Institucionet financiare që janë nën mbikëqyrjen e BQK-së janë të obliguara t’ju njoftojnë me shkrim se e kanë pranuar ankesën tuaj dhe duhet t’ju përgjigjen me shkrim brenda 15 ditësh nga data juaj e ankesës, duke ju lënë të kuptoni nëse ankesa juaj është zgjidhur ose refuzuar
Po ashtu, duhet t’ju njoftojnë më shkrim nëse ju nevojitet më shumë kohë për ta shqyrtuar ankesën tuaj.
Prandaj ju lutemi që t’i kushtoni vëmendje afatit prej 15 ditësh prej kur jeni ankuar para se ta kontaktoni BQK-në. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e ofruar nga institucioni financiar, nëse ata kanë refuzuar ankesën tuaj ose nuk merrni përgjigje brenda afatit prej 15 ditësh, atëherë ju mund t’i drejtoheni BQK-së.
Ankesën në BQK, mund ta paraqitni në njërën nga mënyrat në vijim:
Nëpërmjet sistemit elektronik https://ankesat.bqk-kos.org
Nëpërmjet adresës postare.
Duke e dorëzuar personalisht në zyrën e arkivit të BQK-së.
Nëpërmjet fax-it por jo telefonit.
Pranimi i ankesave bëhet vetëm në formë të shkruar dhe përgjigjen do ta pranoni gjithashtu me shkrim.
Kush i përcakton tarifat për shërbimet bankare?
BQK-ja nuk i cakton çmimet dhe tarifat për produktet/shërbimet e bankave, ato i vendosin çmimet dhe tarifat për produktet dhe shërbimet e tyre individualisht bazuar në politikat e tyre afariste.
Megjithatë, përmes “Rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje”, BQK-ja kërkon nga bankat që të gjitha çmimet dhe tarifat për produktet dhe shërbimet e tyre të jenë të lidhura direkt me koston e ofrimit të këtyre produkteve dhe shërbimeve, si dhe të shpalosen në mënyrë të dukshme dhe të jetë në dispozicion për të gjithë klientët e tyre në mënyrë që klientët të mund të bëjnë krahasimin e çmimeve dhe tarifave të bankave të ndryshme.
Sa zgjat procedura për mbyllje të kredisë?
Kohëzgjatja e procedurës për mbyllje të kredisë përcaktohet me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe kushtet e kontratës së kredisë që ju keni lidhur me institucionin financiar përkatës.
Cilat kredi nuk mund të parapaguhen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit?
Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, thekson se përjashtohen nga fusha e veprimit të këtij ligji, (kreditë jokonsumuese) kreditë e marra për banim, për investim dhe zgjerim të biznesit apo pronës si dhe kreditë që janë të siguruara me anë të hipotekës ose nga ndonjë sigurim tjetër i krahasueshëm, që përdoret zakonisht mbi pronën e paluajtshme apo të siguruara nëpërmjet një të drejte që lidhet me pronën e paluajtshme.
Cilat janë detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve të tjera të përfshira në kredi përveç vetë kredimarrësit?
Cilat dëme paguhen me Raport Evropian?
Çka nënkuptojmë me Sigurimin e autopërgjegjësisë (TPL)
Çka është TPL Plus?
TPL Plus nënkupton njohjen reciproke në mes dy vendeve, prandaj mjetet motorike dhe shfrytëzuesit e mjeteve-motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit TPL Plus, nuk kanë nevojë për sigurim kufitar në Maqedoni, ndërsa për të lëvizur në Shqipëri mjafton vetëm polica valide vendore TPL.
Çka është Bonus – Malus dhe si aplikohet?
Sistemi Bonus-Malus - është sistem i cili zbatohet si korrektues i lartësisë së primit të sigurimit të autopërgjegjësisë, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit (policëmbajtësit).
Secilit të siguruar në Kosovë, që ka kontratën (policën) e sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me afat të paktën një vit, niveli i premisë i caktohet sipas sistemit bonus-malus, përkatësisht sipas shkallëve të premisë, varësisht nga fakti nëse në periudhën e kaluar të sigurimit (vëzhgimit) ka pasur dëme të deklaruara apo jo.
Bazuar në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Auto-përgjegjësia, BQK-ja ka nxjerrë Rregulloren për zbatimin e sistemit Bonus-Malus Rregullore për zbatimin e sistemit bonus malus.pdf (bqk-kos.org), e cila rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e kërkesave të të siguruarit. Rëndësia e këtij sistemi është se nga Bonusi do të përfitojnë shoferët e mirë dhe të disiplinuar dhe ata që janë të kujdesshëm në trafik dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet Malusit, shoferët që shkaktojnë aksidente, do të jenë në disavantazh.
Cilat dëme paguhen nga Byroja Kosovare e Sigurimeve?
Byroja Kosovare e Sigurimeve mbulon dëmet e shkaktuara nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim të huaj, nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim vendor, nga mjeti motorik i paidentifikuara, në rast të likuidimit apo falimentimit të siguruesit si dhe dëmshpërblimet bazuar në sigurimin kufitar.
Ku duhet të paraqitni kërkesën për dëmshpërblim?
I dëmtuari ka të drejtë që kërkesën për dëmshpërblim nga sigurimi i autopërgjegjësisë t’ia parashtrojë drejtpërdrejt siguruesit përgjegjës. Procedurat për pranimin, regjistrimin, trajtimin, pagesën dhe kontrollimin e kërkesave për dëmshpërblim që rrjedhin nga sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësia i gjeni këtu.
Ku mund ta gjej informata dhe të dhëna për Statistikat Financiare dhe Monetare
Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), BQK-ja grumbullon, përpilon dhe publikon statistika për realizimin e objektivave të saja dhe më gjerë. Njëkohësisht, BQK-ja ofron edhe informacion lidhur me metodikën statistikore. Statistikat në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të BQK-së janë Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe Statistikat e Sektorit të Jashtëm. Informata dhe detaje më të hollësishme mund të gjeni në linqet në vijim.
Statistika: https://bqk-kos.org/?id=47 , dhe
Seritë kohore https://bqk-kos.org/?m=t&id=55
A publikon BQK-ja të dhëna për normat e interesit në kredi dhe depozita dhe ku mund t’i gjejë ato?
BQK përpilon të dhënat për normat e interesit në kredi dhe depozita që aplikohen nga bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare. Në kuadër të depozitave raportohen normat e interesit në llogaritë rrjedhëse, depozitat e afatizuara dhe depozitat e kursimeve, ndërsa kreditë raportohen të ndara sipas qëllimit (kredi investuese, jo investuese, kredi konsumuese, mbitërheqje, etj.). Për më shumë rreth normave të interesit, klikoni këtu.
Për normat e aplikuara nga bankat komerciale, normat e interesit publikohen në këto dy tabela:
Normat efektive të interesit të KTD-ve në kredi
Normat efektive të interesit të KTD-ve në depozita
Kurse për normat e aplikuara nga institucionet mirkofinanciare normat e interesit publikohen në këtë tabelë: Normat efektive të interesit të NTF-ve.
Përveç KTD-ve, cilat institucione merren me lejimin e kredive?
Përveç bankave komerciale (KTD), institucionet tjera që merren me lejimin e kredive janë institucionet mikrofinanciare të ashtuquajtura ndërmjetësit tjerë financiar ose institucionet mirkofinanciare. Për dallim nga bankat komerciale, ndërmjetësit tjerë financiar janë të angazhuar në huadhënie në shuma më të vogla. Të gjitha statistikat rreth institucioneve mikrofinanciare mund t’i gjeni në këtë adresë. Tabelat kryesore janë këto:
Pasqyra e ndërmjetësve të tjerë financiarë (NTF)
Bilanci i gjendjes së NTF-ve
Pasqyra e të hyrave të NTF-ve
Kreditë e NTF-ve - sipas maturitetit
Kreditë e NTF-ve - sipas sektorëve ekonomikë
NTF - lizingu
Aktiviteti i NTF-ve
Normat efektive të interesit të NTF-ve
Kreditë e NTF-ve - kreditë e reja
Ku mund t’i gjejë statistikat bankare?
Statistikat për bankat komerciale publikohen në kuadër të Serive Kohore. Këtu përfshihen tabelat për bilancet e gjendjes, bilancet e suksesit, depozitat, kreditë, normat e interesit, kursin e këmbimit, etj. Tabelat kryesore janë si vijon:
Pasqyra e korporatave të tjera depozituese (KTD)
Bilanci i gjendjes së KTD-ve
Pasqyra e të hyrave të KTD-ve
Kreditë e KTD-ve - sipas maturitetit
Kreditë e KTD-ve - sektorët ekonomikë
Kreditë e KTD-ve - kreditë e reja
Investimet e KTD-ve në kredi dhe depozita
Depozitat në KTD - depozitat në euro
Depozitat në KTD - depozitat në jo euro
Depozitat dhe huamarrjet e KTD-ve
Depozitat e KTD-ve - depozitat e reja
Huamarrjet(borxhet) e KTD-ve
etrat me Vlerë të Qeverisë - Normat e interesit dhe shuma
Kursi devizor
Sistemi i pagesave
Rrjeti i KTD-ve dhe numri i të punësuarve
Ku mund të informohemi për investimet e huaja në Kosovë?
Statistikat për investimet direkte në Kosovë publikohen në baza të rregullta mujore nga BQK-ja, në kuadër të menus “Statistikat/Seritë Kohore”.
Vizitoni faqen zyrtare të internetit të BQK-së, ku mund t’i gjeni të gjitha. Disa nga tabelat janë:
Investimet e huaja direkte – sipas zërave financiarë
Investimet e huaja direkte - sipas sektorëve
Investimet e huaja direkte - sipas shteteve
Investimet e huaja direkte - sipas kriterit gjeografik
A është i rregulluar përdorimi i monedhës virtuale (kriptovalutave) në Kosovë, me ndonjë akt ligjor të nxjerrë nga BQK-ja
Paratë virtuale nuk njihen si mjet ligjor i pagesës apo mjet i këmbimit, prandaj këto lloje të parave virtuale nuk mund të përdoren si mjet ligjor i pagesës.
Aktualisht, nuk ka asnjë autoritet apo institucion zyrtar vendor apo ndërkombëtar që merr përsipër përgjegjësinë lidhur me humbjet tuaja të mundshme nga investimi në paratë virtuale. Gjithashtu, nuk ka asnjë pasuri themelore apo fizike për të qenë bazë mbështetëse për vlerën e tyre. Për arsye të veprimtarisë anonime dhe jo transparencës, këto lloje të parave virtuale mund të përdoren për veprimtari të rrezikshme siç janë; pastrimi i parave dhe financimin i terrorizmit, si dhe për aktivitete tjera të paligjshme.
Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron përdoruesit e platformave virtuale se këto platforma nuk janë të rregulluara me ligj, si dhe nuk janë të mbikëqyrura nga autoritetet rregullative.
Ku mund të njoftohem për kursin e valutave
Për Informata më të detajuara lidhur me kursin valutor mund t’i referoheni faqes zyrtare të Bankës Qendrore Evropiane përkatësisht linkut në vijim: (https://bqk-kos.org/?id=89).
Ku mund t’i gjejë pasqyrat financiare të kompanive të sigurimeve dhe bankave komerciale
Lidhur me pasqyrat financiare të bankave ju lutem referojuni linkut në vijim: https://bqk-kos.org/?id=20, ndërsa sa i përket pasqyrave financiare të kompanive të sigurimeve ju lutem referojuni linkut: https://bqk-kos.org/?id=21.
Cili është roli i BQK-së në sistemin e pagesave?
Roli Operacional - Ofron infrastrukturën për kliringun dhe shlyerjen e pagesave ndërbankare; administron dhe operon një sistem hibrid (SPN – Sistemi i Pagesave Ndërbankare) për kliring dhe shlyerje të pagesave me vlera të mëdha dhe të vogla.
Roli Mbikëqyrës - Përcakton rregullat dhe procedurat, vendos standardet për të nxitur dhe mbështetur një sistem pagesash të sigurt, efikas për procesimin e pagesave dhe vlerëson sistemet kundrejt standardeve të vendosura; dhe
Roli i Katalizatorit - Nxit dhe promovon efikasitetin dhe sigurinë në përdorimin e instrumenteve të pagesave dhe të sistemeve të pagesave.
Ku mund të gjej informata shtesë? Informata rreth publikimeve statistikore, analizave dhe materialeve tjera informative nga Sistemi i Pagesave mund t’i gjeni në linkun: https://bqk-kos.org/?id=125.
Si funksionon Sistemi i Pagesave Ndërbankare ?
Aktualisht në Kosovë operon një sistem i vetëm ndërkombëtar i pagesave (SPN), i cili operohet dhe mbikëqyret nga BQK. Ky sistem mundëson kliringun dhe shlyerjen neto në mënyrë automatike sipas sesioneve, si dhe shlyerjen reale në baza bruto, për të gjitha transaksionet e pagesave ndërbankare, letra me vlerë, etj.
Sistemi i ri ndërbankar i pagesave, i quajtur, ATS (Automatic Transfer System/Sistemi i Transferit Automatik) është në përdorim që nga 1 Korrik 2016 dhe përbëhet nga dy komponentë kryesor: komponenti i RTGS-së (Real Time Gross Settlement/shlyerjet bruto në kohë reale) i cili mundëson transferimin e fondeve në kohë reale, si dhe komponenti ACH (Automatic Clearing House/sistem automatik i kliringut) që bënë procesimin e pagesave në grup dhe me vlerë të vogël, në tri sesione të kliringut ndërbankar në BQK.
A operon ky sistem konform standardeve ndërkombëtare? Ky sistem është i projektuar sipas standardeve më të reja ndërkombëtare për fushën e sistemeve të pagesave (ISO 20022), sipas teknologjisë më bashkëkohore si dhe praktikave më të mira që e bënë Kosovën njërin ndër vendet e para që implementon këtë standard.
Si mund të këmbehet një kartëmonedhë e dëmtuar?
Këmbimi i kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara bëhet në bankat komerciale. Pjesa e një kartëmonedhe euro të vërtetë duhet të prezantohet tek banka komerciale me qëllim që të kualifikohet për këmbim, ky është kriter i kërkesave minimale që duhet të plotësohen. Këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me sipërfaqen e kartëmonedhës së dëmtuar. Në bazë të kërkesës, institucionet financiare (bankat komerciale) do të këmbejnë kartëmonedhat e vërteta euro të dëmtuara në rastet kur:
a) paraqitet së paku 60% e sipërfaqes së kartëmonedhës;
b) paraqitet më pak se 60% e më shumë se 50% e sipërfaqes së kartëmonedhës, nëse aplikuesi (klienti) provon përmes një raporti me shkrim se pjesët që mungojnë janë shkatërruar në mënyrë të paqëllimshme.
Për këmbimin e kartëmonedhave euro të dëmtuara institucioni financiar (banka komerciale) i ofron aplikuesit një formular standard për plotësim. Në rastet kur institucionet financiare (bankat komerciale) kanë arsye të mjaftueshme të besojnë që kartëmonedhat dhe monedhat euro janë dëmtuar në mënyrë të qëllimshme apo me to është kryer një vepër kriminale atëherë do të refuzohet këmbimi i tyre dhe të bëhet lajmërimi i autoriteteve policore. Vetëm në rast se vendoset ndryshe nga ana e autoriteteve kompetente në fund të hetimit, kartëmonedhat/monedhat euro do të kualifikohen për këmbim. Kartëmonedhat euro të dëmtuara në një shkallë të vogël siç janë grisjet, shënimet e numrave apo fjalët të shkurtëra dhe të ngjashme në parim nuk do të konsiderohen si kartëmonedha euro qëllimisht të dëmtuara.
A këmben Banka Qendrore kartëmonedha të dëmtuara?
Jo nuk këmben.