Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin maj 2024 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e bankave komerciale

Në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%.

Vlera e kredive të reja

Në muajin maj 2024 ishte 232.94 milionë euro.

Depozitat e klientëve

Në maj 2024 kanë arritur vlerën prej 6.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për 34.78 milionë euro, ose 0.58% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.05% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.65% të gjithsej vlerës së depozitave.

BQK anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Shtëpive të Kliringut të Pagesave (EACHA) Sistemi Ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional