Përfaqësimi i BQK-së në Konferencën Rajonale 

ëvendësguvernatori për Operacione Bankare, z. Dardan Fusha dhe anëtari jo ekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Nexhat Kryeziu, përfaqësuan BQK-në në Konferencën Rajonale të Organizuar nga Banka Kombëtare e Moldavisë (NBM), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Qendra për Ekselencë Financiare (CEF), me temën “Promovimi i Qeverisjes, Menaxhimit të Rrezikut dhe Komunikimit të Bankave Qendrore në një ambient në ndryshim”.

Prezantimi i reformave që po ndërmerr BQK-ja

Zëvendësguvernatori Fusha dhe anëtari i Bordit z. Kryeziu prezantuan reformat që po ndërmerr BQK-ja për të avancuar qeverisjen, në kuadër të dy paneleve të zhvilluara lidhur me rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Bordit të BQK-së, ku ndanë me pjesëmarrësit modelin e Kosovës të përbërë nga dy borde, zhvillimet në proces që ndërlidhen me fuqizimin e mbikëqyrjes së Bordit dhe përcaktimin e roleve, përgjegjësive dhe kontrolleve të balancuara ndërmjet dy bordeve, duke paraqitur përvojën dhe perspektivën e tyre për pjesëmarrësit. Reforma këto të realizuara me mbështetjen e FMN-së në kuadër të implementimit të rekomandimeve të vlerësimit të fundit të FMN dhe Bankës Botërore.

Guvernatori Ismaili takohet me përfaqësues të BERZH-it për të diskutuar perspektivën makroekonomike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm Guvernatori Ismaili në tryezën e nivelit të lartë në projektin “We Lead” nga BE