Z. Ahmet Ismaili

Z. Ahmet Ismaili

Guvernator i BQK-së
 
Për një mandat të plotë 5 vjeçar, shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit në Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës (MF). Me detyrë zyrtare, Ismaili ishte anëtar i Komitetit Kombëtar të Pagesave në kuadër të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe i disa komisioneve tjera ndërinstitucionale, përfshirë Grupin për Strategjinë për Reformën e Financave Publike, Draftimin e Ligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, etj

Së fundi, Ismaili ishte Drejtor Menaxhues dhe Anëtar Bordi në institucionin e pavarur Fondi iKosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), ndërsa paraprakisht ka qenë Anëtar i Bordit dhe i Komitetit të Auditimit në Fondin për Sigurimit Shëndetësor (FSSH).


Sa i përket anës akademike, ka qenë i angazhuar dhe ka ligjëruar për rreth 8 vite në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe universitete të tjera të akredituara në Kosovë, si në nivelin e Bachelor dhe Master, në lëndët e fushës bankare dhe financiare: Banka dhe Afarizëm Bankar, Menaxhimi Financiar, Analizë Financiare, etj. Nga viti 2007, Ismaili ishte trajner i lartë vendor i certifikuar dhe ekspert i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), për programet në Federatën Evropiane të Certifikimit në Banka (EFCB) dhe Rrjetin Evropian të Trajnimit të Shërbimeve Financiare dhe Bankare (EBTN). Gjithashtu, ka përfunduar një numër të madh të trajnimeve profesionale jashtë vendit. Ismaili ka punuar dhe është angazhuar si ekspert dhe konsultent i institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si në Qendrën për Ekselencën Financiare (CEF) me seli në Lubjanë të Sllovenisë, si dhe për kompani financiare amerikane me seli në Washington D.C.

Nga gushti i vitit 2023, Ismaili ushtron detyrën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) si dhe nga detyra zyrtare Kryeson Bordin Menaxhues të Fondit për Sigurimin e Depozitave (FSDK).

Kabineti i Guvernatorit

Kabineti i Guvernatorit e mbështet organizimin dhe realizimin e agjendës së Guvernatorit, si dhe është përgjegjës për koordinimet relevante me zëvendësguvernatorët dhe anëtarët e tjerë të lartë të personelit. Kabineti i Guvernatorit po ashtu komunikon rregullisht dhe bashkëpunon ngushtë me njësitë e tjera organizative të BQK-së, sa i përket çështjeve të rëndësishme operacionale dhe administrative.

Shefi i Kabineti i Guvernatorit

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit.

Shefi i Kabinetit

Koordinatori i Kabinetit

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit.

Koordinatori

Protokolli i Kabinetit

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit.

Protokolli

Këshilltarët e Kabinetit

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit.

Këshilltarët

Departamentet e Guvernatorit